1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kandidati për president të Serbisë rreth dialogut me Kosovën: Rusia të ndërtojë një bazë ushtarake në Rashkë

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes ‘Dveri’, Boshko Obradoviq ka folur për Kosovën, zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe kandidaturën e tij për president, duke dhënë detaje se si e sheh ai çështjen e Kosovës dhe të dialogut.

- Advertisement -

Ai është një nga opozitarët më të zhurmshëm të pushtetit aktual në Serbi, derisa ka thënë se pushteti i katër viteve të ardhshme nuk mund të shkojë si ky dhe ka kërkuar nga qytetarët t’i japin votën atij.

Obradoviq është pyetur për çështjen e Kosovës dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, cili do të ishte varianti i tij për zgjidhjen e këtij problemi dhe cilat do të ishin veprimet e tij.

Ai ka thënë se do të kërkonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Kina dhe Rusia implementimin e Rezolutës 1244 dhe gjithashtu do të kërkonte nga Rusia ndërtimin e një baze ushtarake në Rashkë.

- Advertisement -

“Me kthimin e temës së Kosovës dhe Metohisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku ne kemi aleatë Rusinë dhe Kinën dhe me kërkesën për zbatimin e Rezolutës 1244, e cila parasheh kthimin e deri 1000 anëtarëve të stafit shtetëror serb në territorin e Kosovës. Dhe do t’i bëjmë thirrje Rusisë që të formojë bazën e saj ushtarake në Rashkë, sepse vetëm kështu mund të jenë të barabarta këto negociata me Kosovën”, tha Obradoviq në një intervistë për mediat serbe.

I pyetur se pse po kandidon për president ai u shpreh se është koha për ndryshimin e gjeneratave në politiken serbe ku duhet të vijnë njerëz që nuk kanë pasur pushtet në duar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit