1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kandidatura e Haradinajt për president, vjen reagimi i Nismës

Rekomandime

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se nuk e komenton vullnetin e Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta mbështetur një kandidaturë të Ramush Haradinajt për President të Kosovës.

- Advertisement -

“Kosova ka tash president. Presidenti është. Dihet kur është afati për zgjedhjen e Presidentit. Partitë mund të kenë dëshira që liderët e tyre, anëtarët e tyre të zgjidhen nëpër pozita. Aktualisht Kosova e ka Presidentin”, është shprehur Shala për klankosova.tv.

“Në momentin që vjen afati për zgjedhjen e Presidentit atëherë liderët politikë të të gjitha partive duhet të ulen dhe të arrijnë marrëveshje se si do të veprojnë me këtë çështje”.

“Si deputet si Sekretar për Informim i Nisma, vlerësoj se Republika e Kosovës e ka Presidentin dhe deri në vitin e ardhshëm kjo çështje nuk është në tavolinë”.

- Advertisement -

Shala është përgjigjur me “Kosova e ka Presidentin” edhe në pyetjen nëse Nisma pretendon të ketë kandidat të sajin për këtë pozitë në shkurtin e 2021-ës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit