12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kastrati i PDK’së dhe Tafarshiku i VV’së — “Mos aktro o ti djalosh”, “A keni kulturë? Jeni i padurueshëm”

Rekomandime

Kandidatët për deputetë; Ardian Kastrati i PDK’së dhe Ali Tafarshiku i VV’së, kanë debatuar ashpër në T7, derisa po pyeteshin në pyetjen se pse duhet votuar pikërisht këta kandidatë.

Fillimisht, Tafarshiku i VV’së filloi t’i drejtohet Kastratit duke i thënë se po tregoj kluturë në debat. Ndërkohë menjëherë Kastrati ka filluar t’i bëjë presion Tafarshikut të VV’së me pyetje të njëpasnjëshme.

- Advertisement -

“Nuk kam dëshirë të debatoj në baza personale, megjithatë unë po tregoj kulturë z. Kastrati. Nuk po ju drejtohem me…”, ishte duke thënë Tafarshiku.

“Mos aktro o ti djalosh. Tregom çka përfaqëson ti ideologjikisht? Çka përfiton parlamenti i Kosovës nga ti?”, e ka ndërprerë Kastrati.

“A keni ju kulturë të debatit a jo? Nëse ke guximin me dëgju dhe ti nuk e ke guximin dhe je i padurushëm. Unë përfaqësoj vlera ideale, kam lidere të partisë…”, ka thënë Tafarshiku.

- Advertisement -

“E cila ka kaluar në procese gjyqësore…”, ka theksuar Kastrati.

“Me aktakuza të inskenuara nga subjektet politike…”, është kundërpërgjigur Tafarshiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit