Luljeta Aliu ka eskaluar në debatin “Pressing” në T7 ku debatone me Aridan Kastratin, i cili së fundmi aderoi në PDK.
Ky i fundit i tha Aliut se mënyra si ajo diskuton është tendencë me barazu votuesin e PDK-së me një të Kralevës në Serbi, por shtoi se këtë nuk e tolerojnë.
E këtu Aliu eskaloi duke thënë se “pse po e ofendon Kralevën”
Kastrati reagoi duke i thënë se po i ofendon mbi 200 mijë votues të PDK-së, duke i konsideruar si njerëz të barabartë me serbët e Kralevës në Serbi.