2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kastrati për programin e Qeverisë Kurti: Hartim pune që mund ta bëj djali im në shkollën fillore

Rekomandime

Deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati, duke e komentuar programin politik qeverisës të Qeverisë Kurti, e ka krahasuar atë me një hartim të shkollës fillore, derisa ka thënë se një program i këtillë nuk sjellë përparim ekonomik, social e politik.

- Advertisement -

Kastrati, nëpërmjet një postimi të gjatë në llogarinë e tij në ‘Facebook’, thotë se ka analizuar të gjitha zhvillimet politike të kësaj jave.

“Kjo fletushkë ishte një remineshencë historike e cila na risjell VETEQEVERISJEN JUGOSLLAVE në 2021-tën, të cilës ne si popull i kemi thënë JO në mënyrë të uniformuar që në vitin 1990. Fletushka nuk i realizon as për së afërmi pritshmëritë e shoqërisë tonë”, ka deklaruar ai.

Ai i ka komentuar edhe deklaratat e Kurtit pas darkës së mbajtur në Bruksel, ku kryeministri tha se “kriminelët e luftës dhe së paqes duhet të eliminohen nga skena politike”, duke thënë se ka aluduar në ish-liderët e UÇK’së.

- Advertisement -

Deputeti Kastrati kritika pati edhe për presidenten Vjosa Osmani, teksa tha se kërkesa e saj që në konkluzat e Samitit të Bërdo-Brijunit të përfshihet edhe gjenocidi serb ndaj shqiptarëve ishte tentim të futej në histori.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Miq,

është e Diel dhe do duhej te relaksoheshim dhe të lutemi për një javë të mbarë. Disa me familjen, të tjerët në natyrë e disa duke shiquar analizat e futbollit pas ndeshjeve te vikendit. Megjithatë, unë kam vendosur që nga kjo e Diel të bëjë një observim se çfarë ndodhi gjatë javës. E para, këtë observim e bëjnë cilësinë e profesorit të shkencave politike ( politologut) dhe e dyta në cilësinë e deputetit të zgjedhur ( tani politikanit). Tash të shkojmë me radhë. Ja çfarë unë pash gjatë kësaj jave.

1. Në parlament qeveria shpalosi ” programin qeveritar”. Nga studimi që i bëra ky nuk ishte program, por një hartim pune që mund ta bëj djali im në shkollën fillore. Thënë me një fjalë kjo ishte fletushkë 40-50 faqe (por jo program në asnjë mënyrë) . Kjo fletushkë nuk sjell vende të reja të punës. Kjo fletushkë nuk sjell ekuilibra ekonomik, social e politik. Kjo fletushkë ishte një remineshencë historike e cila na risjell VETEQEVERISJEN JUGOSLLAVE në 2021-tën, të cilës ne si popull i kemi thënë JO në mënyrë të uniformuar që në vitin 1990. Fletushka nuk i realizon as për së afërmi pritshmëritë e shoqërisë tonë. Unë prandaj nuk zgjodha të flas në parlament për fletushkën ( programin e qeverisë). Unë do flas me terma konkret çdo ditë se si kjo fletushkë do e bëjë jetën edhe më të vështirë për qytetarët tonë. Fatkeqësisht.

Kjo ishte arsyeja ë gjatë javës në vend të fletushkës së Albinit në parlament unë zgjodha të merrem më shumë me dëmet që binomi ALBIN-VJOSA i bëjnë themeleve të shtetit të Kosovës brenda një jave.

Shkojmë me Vjosa Osmanin:

Gjatë javës në forumin në Slloveni ajo ka qenë e vetëdijshme që kërkesat e saj për gjenocid të Serbisë ndaj shqiptarëve nuk mund të përfshiheshin në konkluzat e samitit pa koordinim paraprak me nikoqirët. Duke qenë e vetëdijshme për këtë fakt ajo përmes fjalimit të saj keqpërdori tragjedinë tonë të luftës duke insistuar që gjenocidi i Serbisë të përfshihej në konkluzat e samitit në Slloveni. Ato u refuzuan dhe kështu ju dha kënaqësia Vuçiçit që me lehtësi ti rrëzojë ato kërkesa aq të rëndësishme për ne shqiptarët. Rrjedhimisht, Kosova e viktimat shqiptare të gjenocidit të Serbisë në atë samit dolën tepër të injoruara.

Po pse e bëri Osmani një gjë të tillë? Nuk besoj që për karburant elektoral sepse nuk është kohë zgjedhjesh. E bëri të duket më “trimneshë e më patriote ” se të gjithë presidentët e tjerë. Ajo tani po mendon që vërtetë mund të hyj në histori. Jo, është e pamundun në këtë mënyrë. Në historinë e re të Kosovës futesh vetëm përmes viteve 1990-ta dhe përmes 17 Shkurtit 2008. Në të ardhmen e largët munden vetëm një paragraf ta shohin fëmijët në librat e historisë së klasës së gjashtë në fillore që p.sh. Vjosa ka qenë Presidente një mandat. Kaq. Në fakt, gafet e dëmet që i ka bërë Kosovës në forume ndërkombëtare si ky në Slloveni mund të jetë paragrafi i dytë në librat e historisë që nxënësit do mund të lexojnë për të. Paragraf të tretë për të nuk do të ketë në këto libra historie për filloristët.

Kjo pra vuan nga i njëjti sindrom që vuan Kurti. Kurti është zier e shkrumuar për të lënë gjurmë në historinë e re të Kosovës dhe e ka pasur kot sepse gjithmonë ka qenë njëmijë hapa mbrapa historisë në 1998/1999 dhe dy mijë hapa larg 17 shkurtit 2008. Historinë pra e shënuan të tjerët, ndërsa Kurtit e Osmanit ju deshtë ndihma e Rusisë e Serbisë për ti larguar ata të tjerët nga skena politike e Kosovës e për ti dërguar ata në Hagë.

Nejse, Kurti për dallim prej Osmanit ka hy në histori se e ka refuzu Ahtisarin dhe e “ka realizu bashkimin kombëtar”. Për planin e Ahtisarit ka organizu protestë. Aty dy djem të ri u vranë nga policia e UNMIKU-t. Atë ditë Albini thoshte “” AHTISARI E SJELL SERBINË NË KOSOVË”. Djemtë u vranë për atë kauzë kurse sot Albini êshtë i ulur në karrigen e Ahtisarit përmes gjakut të atyre dy djemëve.

Krejt në fund Vuçiç pas deklaratave te Vjosa Osmanit në samitin e Sllovenisë në prononcimin e tij na përqeshi duke thënë: ” miza preku ariun”. ( me demek Kosova mizë e Serbia ariu)

Kështu ndodh kur një presidente bën performanca vetëm për kamerë e mikrofon, ashtu siç bëjnë zakonisht binomi Vjosa – Albin për efekte të votave pa llogaritur dëmet që i shkaktojnë shtetit (përndryshe kur Vjosa e Albini shkuan në Veri aty ku duhej treguar muskujt u pêrzunë për dy minuta nga katër banditë serb). Mjerim.

Sot Kosova ska nevojë për kësi “trima”. Për të tillë kishim nevojë më shumë në 1999-tën.

2. Shkojmë me Albinin gjatë javës:

Albini në Bruksel ju duk vetja si Fan Noli në Ligën e Kombeve. . Ai ju mbajti fjalim diplomatëve të UE-së. OMG.

Ai përveç tjerash tha: ” kriminelët e Ballkanit”, duke precizu Vuçiçin por duke lënë mjegull për ata që ai i quan “kriminelë të paqes”. Me këtë Albini aludon që ” kriminelët e paqes” janë lidershipi i UÇK-së në Hagë. Po, e vertetë për Albinin ata janë kriminelë sepse Albini me çdo kusht deshti historinë tyre në 1998/ 1999 dhe historinë e tyre në 17 shkurt 2008. Po e vërtetë, liderêt e UÇK-së në Hagê janë kriminelë për Serbinë ( kujtoni Serbia në 1998 shpalli fletëarresta për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin etj etj etj…por Kurtit ju rezervua një show mediatik në burgjet e Serbisë). Aha, ata qenkan kriminel se paskan keqqeverisur sipas Albinit….ok, hedhi në gjyqet e Kosovës e jo të Hagës. P.sh. nëse Mutaher Haskuka ka disa lëndë për korrupsion pse spo bëhet një gjyq Hage për të, nëse Mimoza Kusari është në proces gjyqësor për korrupsion pse nuk po bëhet një gjyq Hage për të, nëse Minstrija e Drejtësisë Albulena Haxhiu është në proces gjyqësor pse nuk u bë një gjyq në Hagë për të, nëse Liburn Aliu paska proces gjyqësor pse nuk u bë një Hagë për të, nëse vet Kryeministri Kurti është i dënuar nga drejtësia pêr sulm me mjete luftarake si gazi lotsjellës ndaj parlamentit pse nuk u bë një Hagë për të, nëse paska vrasje politike pasluftës pse nuk u bë një gjyq në Hage për dy të vrarët në protestën kundër Ahtisarit të thirrur nga Kurti në 2007 ( kurse sonte Kurti rri ulur në karrigën e Ahtisarit përmes gjakut të atyre dy djemëve)….etj etj.

Kjo është arsyeja që unë zgjodha të merrem me binomin Vjosa – Albin në këtë javë. Kjo është pra arsyeja pse nuk fola në parlament pêr programin qeverisës të Kurtit. Tani të gjithë e dijmë që jo Kurti , por krejt subjektet politike në Kosovë me u bë bashkë nuk mund ta avancojnê ekonominë e Kosovës me buxhet dy miliardë euro. Na duhet disa miliarda më shumë dhe ato miliarda mund të vijnë vetëm kur ne kemi një marrëveshje paqeje me Serbinë. Fakti që lufta ka mbaruar nuk dmth që ka paqe, prandaj investitori i huaj nuk vjen në Kosovë se ska siguri. Investitori i huaj poashtu nuk vjen në Kosovë kur vet Kryeministri është i dënuar për vepër penale. Pra ai i pari i shtetit që duhet të garantoj investitorin e huaj për siguri në investime është vet i dënuar siç pat thënë vet ambasadori amerikan.

Kjo është pra miq retorika boshe e kësaj jave e Vjosës e Albinit me efekte droge, të cilën pastaj cyber-deputetët e tyre e shpërndajnë nëpër rrjete sociale për të dyfishuar hipnozat politike te qytetarët dhe te diaspora jonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit