1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Katër burra dhe një grua: Çfarë niveli shkollimi kanë kandidatët për kryeministër

Rekomandime

Në mesin e shtatë kandidatëve që synojnë postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Vjosa Osmani nga LDK-ja është kandidatja që ka përfunduar më së shumti nivele të shkollimit.

- Advertisement -

Osmani e cila synon të bëhet shefe e Qeverisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Studimet master dhe doktoraturën e ka përfunduar në Universitetin e Pitsburgut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kandidat për doktoraturë është kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili kanditon për shef të ekzekutivit.

Ai ka përfunduar studimet e edukimit në Fakultetin e Agrikulturës dhe Shkollën Pedagogjike në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës.

- Advertisement -

Fatmir Limaj i nominuar për të garuar për postin e kryeministrit nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, ka përfunduar Fakultetin Juridik në bachelor dhe master në Universitetin e Prishtinës.

Drejtësinë e ka studiuar edhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate. Ai ndoqi degën e drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Haradinaj ka përfunduar master në shkencat e shërbimit menaxhues, Rochester Institute of Technology në ShBA.

- Advertisement -

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, në vitin 2003 ka diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë.

Shkollimi dhe mosha e kandidatëve për kryeministër, për njohësin e çështjeve politike, Ramush Tahiri, janë faktorë të rëndësishëm, pasi sipas tij, ata duhet të jenë të gatshëm të përballen me shumë përgjegjësi që i bartë pozita e kryeministrit.

“Shkollimi i kandidatëve për kryeministër është i rëndësishëm ashtu siç është i rëndësishëm për çdo njeri tjetër. Shkollimi më i lartë nënkupton dije më të madhe, nënkupton që mundesh të përballesh me sfidat… Edhe shkollimi edhe mosha ndikojnë për të mirë te një kandidat. Pra shkollimi më i lartë e mosha më e re, kuptohet jo shumë e re”, tha për RTV Dukagjinin, Ramush Tahiri.

Nga koalicioni parazgjedhor “Sloboda” kandidat për kryeministër është Nenad Rashiq, që ka mbaruar Fakultetin Juridik, përcjell Telegrafi.

Kandidaturë për kryeministër ka shpallur edhe Milaim Zeka, me partinë e tij të sapoformuar Partia Euroatlantike e Kosovës.Zeka ka përfunduar studimet master.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit