Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për garën mes partive politike për të marrë pushtetin në vend.
Daut Haradinaj është pyetur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se kë e konsideron AAK’ja si rivale kryesore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
- Advertisement -
“Unë e shoh LDK’në”, është shprehur Daut Haradinaj.
Ai ka thënë se i sheh “partitë tjera më poshtë”.