1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

KEDS: Komuna e Prishtinës na shkatërroi rrjetin që furnizon mijëra banorë të Matit 1

Rekomandime

KEDS ka njoftuar qe vonesat në konstruktimin e rrugës Muharrem Fejza të Prishtinës nuk janë shkaktuar nga kjo kompani. Përkundrazi, KEDS është viktimë në këtë rast, pasi i është dëmtuar infrastruktura e vendosur aty.
Ne si kompani e kemi lajmëruar me kohë Komunën e Prishtinës, që kontraktori i tyre dhe kontraktori i Termokosit janë duke e dëmtuar infrastrukturën tonë ekzistuese, por fatkeqësisht nuk është ndërmarrë asgjë me kohë.

- Advertisement -

Si rrjedhojë, dëmtimet nga këta kontraktorë janë të mëdha.

Në shkresën zyrtare që KEDS ia kishte dërguar Komunës së Prishtinës me 2 korrik, e kishte informuar detajisht lidhur me rastin. Ne si kompani i kemi këruar komunës që kontraktorët ta rikthejnë rrjetin në gjendjen e mëparshme, konkretisht te bëjnë furnizimin dhe vendosjen e gypave të brinjëzuar me numër te njëjtë se sa kanë qenë dhe po ashtu te bëjnë rindërtimin e pusetave në ato vende ku janë duke i demoluar. Kjo kërkesë e cila është edhe obligim ligjor, pasi afekton direkt furnizimin me energji elektrke të asaj pjese të kryeqytetit, kishte hasë në vesh të shurdhër.

Për më tepër, në kuadër të projekteve investive të cilat jemi duke i realizuar në regjionin e Prishtinës e me theks te veçantë ne zonën e MATIT, kishim planifikuar që shumë shpejtë ti funksionalizojmë daljet 20 kV nga NS Prishtina 7 dhe Prishtina 2, mirëpo ky dëmtim i infrastrukturës sonë na ka krijuar pengesa të pariparueshme të cilat do të ndikojnë në përmbylljen e projektit tonë si dhe zotimeve tona për largimin e gjithë rrjetës ajrore qe gjendet përgjatë kësaj rruge.

- Advertisement -

Kjo do të ishte shumë e lehtë dhe shpejt, pasi KEDS kishte infrastrukturën e gatshme dhe do të vendoste edhe rrjetin elektrik në gypat ekzistent.
Tash, KEDS është duke u ballafaquar me infrastrukturën e shkatërruar nga kontraktorë të papërgjegjshëm, të cilën në vend që ta rikthejnë në gjendje të mëparshme ata, po detyrohemi ta bëjmë ne, për shkak që mijëra konsumatorë kanë nevojë për shërbime të energjisë elektrike.

Shkatërrimi i infrastrukturës së energjisë elektrike shihet edhe nga fotot e bashkangjitura.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit