1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

KEDS: Për 7 vjet investuam 148 milionë euro

Rekomandime

KEDS ka mbushur sot 7 vjet të fillimit të operimit. Gjatë kësaj periudhe kompania ka investuar fuqishëm në modernizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

- Advertisement -

Janë investuar 148 milionë euro, që kanë bërë që qindra mijë konsumatorë të kenë një jetë më të mirë përmes shërbimeve shumë më kualitative.

Për 7 vjet KEDS ka arritur të vendosë mbi 1000 trafo, dhe mijëra kilometra rrjet. Kjo është realizuar falë mbi 1500 projekteve të realizuara anekënd Kosovës, që kanë ndërruar pamjen e distribucionit. Gjatë 7 vjetëve është bërë puna e munguar dekada me radhë.

Paralelisht me këtë, KEDS ka punuar mjaft shumë edhe në digjitalizimin e pajisjeve, rrjedhimisht të operimeve dhe shërbimeve.

- Advertisement -

Qysh në fillim, kompania ndryshoi komplet mënyrën e leximit dhe faturimit. Leximi shumë shpejt u automatizua përmes pajisjeve elektronike Hand Held, pajisje që aty për aty i shtypin faturat, duke e rritur transparencën, kënaqshmërinë e konsumatorëve dhe duke minimalizuar gabimet. Kjo rezultoi me zvogëlimin e ankesave të konsumatorëve në rreth 70 për qind.

Procesi vazhdoi me digjitalizimin e pikave matëse, vendosjen e dhjetëra mijë njehsorëve të mençur, ndërsa kulmoi me operimet. Sot, janë të instaluara dy sisteme digjitale, SCADA prej nga operimet e rrjetit kryhen nga objekti qendror i KEDS-it dhe Kosova.Net si databazë e të dhënave për çdo gjë që ndodhë në rrjetin distributiv. Kjo ka bërë që konsumatorët të përfitojnë jashtëzakonisht shumë, duke shkurtuar kohën e ndalesave, duke rritur reagimet për intervenime, saktësinë dhe efikasitetin.

- Advertisement -

E gjithë kjo është arritur falë angazhimit të madh edhe të punëtorëve të kompanisë. KEDS nuk qëndroi duarkryq as në atë aspekt. Për të përmirësuar mbrojtjen dhe sigurinë e punëtorëve, kompania ndërtoi një qendër moderne të trajnimeve, duke u shndërruar në liderë për një periudhë shumë të shkurtër. Me misionin “Zero aksidente në punë”, KEDS sot merret shembull se si duhet organizuar dhe vepruar në mbrojtjen e punëtorëve dhe rritjen e sigurisë në punë edhe nga kompanitë rajonale.

Pos operimeve bazike, që nga fillimi KEDS si korporatë ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në komunitet. Menjëherë kishte filluar KEDS Akademinë si projekt që deri sot ka përgatitur në nivelin më të lartë qindra studentë për tregun e punës. Por, nuk ka lënë anash as aktivitete tjera në ndihmë komunitetit, duke realizuar dhjetëra projekte, të orientuara kryesisht në edukim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit