8.9 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kelmendi i partisë ‘Fjala’ kërkon nga qytetarët bojkotimin e produkteve kineze

Rekomandime

Kryetari i partisë ‘Fjala’, Gëzim Kelmendi përmes një komunikate ka kërkuar nga qytetarët që të bojkotohen produktet kineze.

- Advertisement -

Siç pretendohet , ajo duhet bërë për shkak që myslimanët në Kinë po ballafaqohen me tortura ç’njerëzore.

Komunikata e plotë:

O ZOT, ndihmoi muslimanët ujgur në Kinë

- Advertisement -

Ujgurët muslimanë të Kinës janë duke u ballafaquar me torturat më ç’njerëzore në historinë e njerëzimit.

Regjimi komunist kinez po përdorë metodat më të egra kundër popullit ujgur musliman.Arrestimet e burrave dhe torturat e egra ç’njerëzore në burgjet kineze, ndarja e fëmijëve nga familjet e tyre dhe marrja e organeve të tyre, vendosja e kriminelëve të dënuar kinez brenda familjeve ujgure duke i detyruar të flejnë dhe banojnë brenda familjes muslimane e cila mashkujt i ka të burgosur.

- Advertisement -

Dhe shumë e shumë tortura tjera ç’njerëzore që nuk mund as të përshkruhen kundër ujgurëve musliman në Kinë.Të gjitha këto turtura nga regjimi komunist po bëhen me të vetmin qëllim që të ndalohet Feja Islame në Kinë.Shumë organizata ndërkombëtare dhe media të ndryshme kanë transmetuar për torturat ndaj muslimanëve në Kinë.Por bota po heshtë.Po heshtin edhe përëndimi edhe lindja.Vendet islamike të zhytur në luksin e dynjasë, nuk kanë as vullnet dhe as guxim të kërkojnë nga Pekini zyrtar ti ndalojë torturat ndaj ujgurëve muslimanë.

Ne si besimtarë muslimanë aktualisht i kemi dy mundësi që të i dënojmë këto tortura ç’njerëzore kineze ndaj muslimanëve ujgur në Kinë.
E para është të bëjmë dua, të lutemi në vazhdimësi për muslimanët e Kinës.
E dyta është të i bojkotojmë të gjitha produktet kineze.
Nëse rreth 1 miliard e shtatëqind milion muslimanë në botë bojkotojnë produktet kineze, Kina do ta humbë primatin e të qenurit një supërfuqi ekonomike.

O ZOT, po të lutem në këtë ditë të bekuar të Xhumasë, ndihmoi ujgurët muslimanë në Kinë.Dhuroju liri dhe mirëqenie ashtu si na ke dhuruar neve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit