1.1 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kelmendi: Po, pritet të ketë një marrëveshje të dëmshme Kosovë-Serbi në Uashington!

Rekomandime

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamed Kelmendi, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi që pritet të mbahen me katër shtator në Uashington.

- Advertisement -

Kelmendi potencon se nga ato çfarë janë deklaruar nga “Shtëpia e Bardhë” pritet të ketë një marrëveshje Kosovë-Serbi e cila do të jetë e karakterit ekonomik.

Ai tuje shton se Kosovës nuk ka çfarë i duhet një marrëveshje e tillë nëse nuk ka marrëveshje të karakterit politik.

“Nga deklarimet e bëra nga Shtëpia e Bardhë duket se do të bisedohet vetëm per çështje ekonomike dhe në ketë anë edhe për liberalizim të tregut dhe marrëdhenieve ekonomike. Sado te arrihet në këtë anë, mbete te shihet. Megjithatë, do te nënshkruhen marrëveshje te ndryshme ne fushën ekonomike dhe keshtu qeveria e Presidentit Tramp do te dalë para votuesve të vet edhe një here si qeveri e sukseseve, sidomos te atyre madhore. E keqja është se kështu, dhe me këto marreveshje ekonomike fare, e përserise, fare, nuk fiton Kosova. Dhe ska cka fiton! Shitja e mallrave te Kosovës në Serbi është 0 me 0. Komunikacioni i Kosovës fare nuk kejohet me elementet e shtetit. Nuk lejohen makinat, pasaportet, kultura dhe librat shqipe të perdoren atje. Pse, pra, marreveshje? Ato jane dhe shkojnë në interes te shtetit serb . Mallrat Serbe e kane rrembyer vendin. Makinat, mahunat dhe cdo gje serbe vepron pa pengese ne Dardanin tonë. Në anën tjetër, nuk ka sukses asnje marreveshje ekonomike, pa ato te karakterit politik. E në ketë anë eshte njohja e shtetit sovran dhe te pavarur te Kosovës” thotë Kelmendi për Gazeta Blic.

- Advertisement -

Ai theskon se nuk mund të arrihet një marrëveshje finale mes dy vendeve pa kërkuar falje Serbia për krimet e kryera në Kosovë.

“Po si mund te ketë raporte në fushën ekonomike, në kulturë a në transport, kur ende mbi 1600 shqiptare janë nëpër Serbi te mbetur dhe që ky shtet nuk i jep. Po ç’ka te duhet, për demin material dhe moral? Vlera  e këtij demi e kalon shifren e 30 miliardeve. E përgjegjesia penale per dhunën dhe për terrorin, për përdhunimet dhe debimet masovike? Pra, si mund te kete marrëdhenie pa e denuar kete veprim gjenocidial Beogradi! Nuk mendoj të ketë sukses”

- Advertisement -

Në fund ai shton se qeveria duhet të jetë e përgatitur për procesin e dialogut dhe të raportojë gjithçka në Kuvend.

“Pavarësisht këtyre fakteve dhe mbi keto, qeveria e z.Hoti duhet te jetë komplete,me njerez profesionista, e pergatitur politikisht dhe te vepron ne menyra diplomatike. Nuk duhet vepruar si dilitante politiko-diplomatike, sikurse ne sharlatan diplomatik dhe asgje pa raportuar në Kuvend dhe pa e marre miratimin e Kuvendit mos të nënshkruaj. Thjesht kjo per faktin se jemi  dobët të përfaqesuar dhe ajo kerkon një vendim të Kuvendit”

Takimi Kosovë-Serbi pritet të mbahet me katër shtator në Uashington.

Lajmi është konfirmuar mbrëmë zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë raporton Gazeta Blic.

Ky  takim me ndërmjetësimin e SHBA-ve vjen pas atij të dështuar me 27 qershor, për shkak të publikimit të aktakuzave për Thaçin dhe Veselin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. /Gazeta Blic/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit