3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Kemi me u mbrojtë”, çka tha babai i Adem Jasharit pas suImit të dytë në familje

Rekomandime

Imami i Drenasit, Mulla Osmani, ka publikuar në YouTube një rrëfim të babait të Ademi Jasharit, Shabanit, pas sulmit të dytë në familjen Jashari në janar të vitit 1998 nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Shaban Jashari dëgjohet teksa rrëfente momentet e para të sulmit nga forcat e armatosura serbe ndaj familjes së tij. Atë ditë forcat armike hasën në rezistencë të fortë nga familja Jashari.

- Advertisement -

Shkurtimisht po flas. Na Ramazan kemi pasë edhe si hëngëm syfyr deshem me u përgatit me ra. Një musafir qëlloi atu dhe më pyeti nëse dëshiroj edhe unë me ra. I thash që du me u falë. Mora abdes dhe u zgjova po duke e fshi abdesin kur t’ja ka nisë me krisë. Kur dola jashtë po thëm se çka ka bre, po thotë diçka ka, ka krisë po thojnë diçka. Këtu kanë qenë disa fmi edhe i kom zgju ata fëmijët edhe ja kanë nisë ato bombat me i gjujt që mos me ta marrë mendja që shpëton ndokush i gjallë. Ne kemi nejt, jemi rujt pastaj pas një kohe kanë ardhur me hy në derë këtu, atëherë kemi qitë(gjuajtur) na. Kemi qitë edhe janë larguar pastaj ata. Edhe erdhën do shokë këndej qitshin edhe janë larguar ata.” – rrënfte Jashari.

I pyetur se si do ta mbronte familjen nëse do të përsëritëshin këto sulme, Jashari përgjigjej se do të mbroheshin deri në funnd.

“Do të mbrohna. Her do kur do të vijnë. Kemi me dalë sa t’mujna me u mbrojtë. M’u mbrojtë sa s’mujna.”

- Advertisement -

Kujtojmë se sulmi i tretë i forcave serbe në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur rreth ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit