1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Kemi nevojë urgjente”! Greqia i “tregon dhëmbët” Turqisë: Fuqizon ushtrinë

Rekomandime

Ministria e Mbrojtjes në Greqi ka vendosur që të rrisë periudhën e ushtrisë nga 9 në 12 muaj duke filluar nga muaji maj i këtij viti. “Arsyeja e rritjes së periudhës së shërbimit ushtarak, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është plotësimi i nevojave urgjente për personel të njësive ushtarake.

- Advertisement -

Bazuar në modelin e ri, skenari më i mundshëm është që periudha 12-mujore do të fillojë të zbatohet majin e ardhshëm” shkruan “Ta Nea”. Por ekziston një mundësi që një pjesë ta bëjnë 9 muaj shërbimin ushtarak, aq sa është aktualisht.

“Megjithatë ekziston një parashikim që të mbetet në 9 muaj periudha për ata që vendosin të kryejnë shërbimin ushtarak në kufi, në Evros ose në ishujt e Egjeut Lindor. Qëllimi është të motivojmë rekrutët” shkruan gazeta greke “Ta Nea”.

Por cfarë do të ndodhë me të pabindurit? “Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme po përgatit një marrëveshje për rreth 23,000 të pabindur. Këta janë ata që studiojnë ose punojnë jashtë vendit dhe nuk duan të kthehen në Greqi” mbyllet shkrimi.

- Advertisement -

Në muajt e fundit Greqia ka fuqizuar kapacitetet ushtarake, që pas përshkallëzimit të konfliktit me Turqinë për kufirin detar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit