Andriy Khlyvnyuk është anëtari i grupit rok dhe pop në Ukrainë i quajtur “Boombox”.
Ai në profilin e tij të Instagramit ka postuar një video ku shihet i veshur me rroba të ushtrisë.
Duke mbajtur armën në dorë dhe duke kënduar në rrugët e Kievit, këngëtari ka dalur vullnetarisht në mbrojtje kundër forcave ruse.
Dje ai postoi një video në llogarinë e tij në Instagram e cila e shfaq atë duke qëndruar në një rrugë të zbrazët, me duar të mbështetura në armën e tij dhe duke kënduar një këngë emocionuese ukrainase.
Grupi mendohet të jetë i njohur edhe në Rusi, por nuk kanë performuar atje që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.
View this post on Instagram