Stella Muleka nga Kongoja ka vendosur të studiojë në Serbi, ndërkohë është marrë edhe me muzikën popullore të këtij shteti.
Në fund të vitit të shkuar ajo publikoi në bashkëpunim me Dejan Petroviqin një këngë të titulluar “Ej dragi dragi”, që i kushtohet Kosovës. Mirëpo ky përkushtim ndaj Kosovës i ka kushtuar me fyerje të rënda raciste në Serbi.
Komentet e serbëve e kanë zhgënjyer këngëtaren e re, që në gjuhën serbe iu është kundërpërgjigjur atyre.
“E kuptoj se çështja e Kosovës është shumë e ndjeshme për një pjesë të madhe të serbëve, dhe ata që mendojnë se e kam kënduar këtë këngë për shkak të famës, kanë të drejtë të mendojnë ashtu, por kjo s’ndikon tek unë.
Së pari, s’jam nga Amerika, por nga Afrika. Së dyti, nuk është xhungël, nuk kam kafshë të egra në oborr, e as s’kam ardhur në Serbi si refugjate”, ka thënë ajo.
“Më vjen keq që ju e konsideroni përzierjen e racave si gjenocid sepse e shoh që keni kaq shumë urrejtje dhe ju duhet t’ia drejtoni dikujt. Por ai person s’do të jem unë”.
Në fund ajo u ka kërkuar të mos i shkruajnë familjes së saj në rrjete sociale.

View this post on Instagram