-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Keni njerëz të korruptuar”: Konjufca i përgjigjet Ramush Haradinajt për koalicion

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po dëshiron që me çdo kusht të bëhet president i Kosovës.

Haradinaj për t’u bërë president i Kosovës nuk i ka votat e mjaftueshme, e për këtë ai duhet të bashkëpunojë dhe të arrijë një koalicion me Vetëvendosjen që shihet gjerësisht si fituese e zgjedhjeve.

- Advertisement -

Mirëpo, nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca ka deklaruar se AAK ka pasur ministra dhe njerëz që kanë udhëhequr dikastere të cakktuar ku kanë qarkulluar miliona euro.

Sipas tij, ka pasur raste në të cilat njerëzit e AAK’së kanë qenë të përfshirë në korrupsion serioz, siç ishte rasti i 53 milionë eurove ndaj “Bechtel&Enka”.

AAK’ja mendoj që ka qenë një parti politike në Kosovë nëse e shqyrtojmë historinë biografinë e saj politike mund të vijmë në konkluzionin që duke filluar nga kryeministri që e ka pasur e deri tek puna e ministrave të cilat kanë udhëhequr dikastere të caktuara aty, duke filluar prej infrastrukturës dhe qarkullimit të milionave aty, ka pasur raste në të cilat kanë qenë të përfshirë e unë mendoj që janë raste për prokurorinë e shtetit, pra le dyshime për korrupsion, për raste të korrupsionit serioz, e kam fjalën prej autostradave e dhënies së shumë dyshimtë të 53 milionëve eurove për një kompani private në Kosovë ku mund të jenë të përfshirë edhe ministra”, tha Konjufca në Kanal 10.

- Advertisement -

Konjufca tha se nuk sheh ndonjë shpresë për koalicion me AAK’në pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit