1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Keni parë më shumë policë nëpër rrugët e Kosovës? Kjo është arsyeja

Rekomandime

Kohëve të fundit nëpër rrugët e Kosovës po ka një numër të madh të policëve. Por krejt kjo duket se është bërë me plan.

- Advertisement -

Sipas Drejtorisë së Komunikacionit Rrugor, Policia e Kosovës që nga fillimi i vitit ka qenë një plan për të vendosur sa më shumë policë në vende të frekuentuara me njerëz.

“Policia e Kosovës që nga fillimi i vitit ka pasur aktivitete që janë fokusuar në afërsi të shkollave, jemi duke vazhduar me ligjërata nëpër vende ku kemi udhëkryqe e lëvizje të këmbësorëve. Të gjitha angazhimet që po bëhen, siguria ka kaluar në një nivel më të lartë se sa vite më parë”, ka thënë Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi në emisionin Frontal në T7.

Më tej ai ka theksuar se problem i aksidenteve nuk është vetëm në vendin tonë, sipas tij nëpër gjithë botën është problem shqetësues.

- Advertisement -

Tutje Rexhepi ka thënë se dënimet që vinë për ata që e tejkalojnë shpejtësinë parashihen gjithmonë me kod penal.

“Me legjislacione parashihet, besoj se gjykata dhe institucionet tjera kanë marrë parasysh të gjitha gjërat. Në çdo rast kur personat lëndohen duhet të ketë ndëshkime sipas kodit penal. Janë kompetentët që vendosin këto vendime”, ka thënë Rexhepi.

- Advertisement -

Rexhepi ka shtuar se ka edhe raste kur policët nuk respektohen gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit