16.6 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Kërcënime në stilin taleban/ Drejtoresha Gjergjaj me familje ka dal nga shtëpia, po mendojnë të ikin nga Kosova

Rekomandime

Avokati Arianit Koci, thotë se drejtoresha e shkollës në Gjakovë, Florentina Gjergaj po merr kërcënime me jetë bashkë me familjen e saj.

Koci ka zbuluar detaje tronditëse – ku sipas tij – fëmijët e drejtoreshës nuk po shkojnë në shkollë dhe familja Gjergaj po mendojnë ta lëshojnë Kosovën.

- Advertisement -

Ai shkruan:

Kërcënimet me jetë ndaj drejtoreshës Florentina Gjergjaj dhe fëmijëve të saj, janë të papranueshme.

Ka disa ditë që:

- Advertisement -

– Drejtoresha kërcënohet me jetë;

– Fotoja e fëmijëve qarkullon në rrjete sociale, me kërcënime direkte në stilin: “Ta dijmë shtëpinë”;

- Advertisement -

– Në rrjete sociale kërkohet haptazi që t’i hidhet acid në fytyrë;

Për shkak të kërcënimeve serioze, të orkestruara dhe të vazhdueshme:

– Familja Gjergjaj ka dalë prej shtëpisë;

– Fëmijet nuk po shkojnë në shkollë;

– Po mendojnë seriozisht ta lëshojnë Kosovën.

Prandaj, nëse dikush mendon që drejtoresha ka bërë shkelje, le të inicion procedurë para organeve kompetente.

Kërcënimet brutale ndaj një familjeje, janë të patolerueshme.

Njejtë është e patolerueshme që deri tani, nuk kanë reaguar ndaj këtyre kërcënimeve as presidetja, as kryeministri, as kryetari i komunës e as kryetarët e partive politike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit