8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kërcënohet gazetari Adi Krasta

Rekomandime

Gazetari dhe moderatori i “A-Show” në Syri TV, Adi Krasta ka qenë një ndër mbrojtësit më të flaktë të Teatrit Kombëtar dhe sigurisht, mëngjesin e 17 Majit, kur godina në fjalë u sulmua pabesisht me një operacion të mirëfilltë ushtarak, reagimi i tij ishte shumë i ashpër.

Por siç duket ky reagim i Krastës nuk i ka pëlqyer disave, e për më tepër një shqiptari që çuditërisht jeton në SHBA.

- Advertisement -

Krasta e publikoi në programin e sotëm mesazhin kërcënues të tij duke i dërguar edhe një kërkesë ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Ti thotë dikush ambasadores Yuri Kim, që sipas rregullave protokollare të shkojnë dhe ti tërheqin veshin dhe ti tregojnë se ç’është mënyra e mirë e të sjellurit. Të më nisë një ndjesë ta publikojë në emisionin e rradhës. Ta shoh se si e ka formulimin se, militantët shpeshherë kanë një formulim…”, tha Krasta./syri tv

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit