-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kërcënoi me kanun Presidenten Osmani dhe familjen e saj, Presidenca i reagon Gjergj Dedajt

Rekomandime

Këshilltari për medie i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina reagoi sonte ndaj deklaratave të ish-amabasadori të Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, i cili ka thënë se ndihet i rrezikuar nga siç e ka quajtur ai “Klani i Osmani” ku ka përmendur presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindonin.

Dedaj në Frontal të T7 tha se është njeri i ligjit, por tutje theksoi se përveç ligjit, te ai dhe familja e tij që vjen nga Malësia e Gjakovës, vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

- Advertisement -

Bekim Kupina këshilltar i Preidentes Osmani, ka thënë se sjelljet dhe deklaratat skandaloze të qytetarit Gjergj Dedaj shpërfaqin nivelin e degradimit të shërbimit diplomatik në qeverisjet e kaluara

“Është anakronike lehtësia e prezantimit në një pjesë të mediave e njerëzve që duan prortagonizëm me çdo kusht dhe të cilët përpiqen ta lustrojnë veten duke ndërtuar akuza të pabaza në raport me Presidenten e vendit.

Sjelljet dhe deklaratat skandaloze të qytetarit Gjergj Dedaj shpërfaqin nivelin e degradimit të shërbimit diplomatik në qeverisjet e kaluara” shkruan Kupina në Facebook.

- Advertisement -

Ai shton se, Dedaj përdorë deklarimin në një emision live për të bërë kërcënim kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj, për të cilën gjë ai do të denoncohet në organet e rendit.

“Një person totalisht i papërgjegjshëm që për shkak të interesave meskine dhe prapaskenave të ulëta është katapultuar në pozitën e ambasadorit pa i plotësuar kriteret themelore, manipulon, përvetëson dhe kërcënon kreun e shtetit. Pa asnjë hezitim, ai përdorë deklarimin në një emision live për të bërë kërcënim kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj, për të cilën gjë ai do të denoncohet në organet e rendit. Nuk mund të cilësohet profesional, promovimi nëpër studio televizive apo media online i diskursit nxitës, urrejtës dhe kërcënues”, shton ai.

- Advertisement -

Sipas Kupinës, lajm do të duhej të ishte kërcënimi që Dedaj ia bën Presidentes së shtetit, por se jo gënjeshtrat e tij.

“ Ky raportim i njëanshëm, kjo përmbysje e lajmit është në kundërshtim total me parimet profesionale në gazetari.

Kërcënimi i Dedajt është çështje që duhet të trajtohet nga organet e rendit dhe të drejtësisë.

Nuk arsyetohet në asnjë mënyrë dhënia e hapësirës mediale një personi, recidivist i keqpërdorimit të historisë familjare në funksion të përfitimeve personale.

Mediat nuk janë klinika për shërimin e komplekseve, prandaj të tillë persona duhet shmangen nga prezantimi publik në funksion të ruajtjes së higjienës në sferën e komunikimit me publikun.

Kjo ka të bëj para se gjithash me profesionalizmin.

Mos e vrsni lajmin!”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit