-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kërkohet dorëheqja e Duda Baljes pas kundërshtimit të martesave mes gjinive të njëjta

Rekomandime

Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Duda Balje nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare.

Reagimi i Demollit erdhi pasi Balje tha se nuk do të votojë pro Kodit Civil këtë të enjte në Kuvendin e Kosovë i cili përmban lejimin e martesave mes gjinive të njëjta. Si arsye Balje përmendi fenë.

- Advertisement -

Demolli ka kërkuar nga institucionet, partitë dhe organizatat tjera që të reagojnë ndaj deklaratës së Balje.

“Kundërshtoj ashpër dhe këto deklarata të cilat vijnë prej sektorëve të departamenteve që i mbrojnë të drejtat e njeriut dhe sidomos s’më ka pëlqyer fare Duda Balje sepse udhëheq Grupin për të Drejtat e njeriut dhe sot ta kemi një deklaratë të tillë, thjeshtë është shumë zhgënjyese dhe ajo duhet të japë dorëheqje prej Grupit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, të shkojë në një grup tjetër konservator por ajo aty sot s’duhet të jetë”, tha Demolli në Pressing.

“Edhe martesa në mes të njëjtës gjini është e barabartë me çdo martesë tjetër dhe duhet të jetë në nenin përkatës”, shtoi ajo.

- Advertisement -

Demolli sqaroi se kanë edhe kundërshti të tjera.

“Ne jemi disa organizata që fillimisht e kemi mbështetur krijimin e Kodit Civil dhe Kosova po kodifikon një të drejtë civile dhe ajo e drejtë civile buron nga e drejta civile dhe nga parimet universale të të drejtave civile. Edhe në këtë mënyrë qysh është paraqit te deputetët e kemi kundërshtuar dhe e kundërshtojmë. As kjo mënyrë nuk është ajo kërkesa dhe sot kemi edhe mbështetje pre euro-deputetëve ndërkombëtar dhe organizatave ndërkombëtare”, tha Demolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit