21.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Shkencëtarët: Uleni metanin ose përballuni me kiametin

Rekomandime

Ulja e dioksidit të karbonit nuk mjafton për të zgjidhur krizën klimatike – bota duhet të veprojë me shpejtësi në gazrat e fuqishme serrë, metanin, për të ndalur rritjen e temperaturave globale, kanë paralajmëruar ekspertët.

- Advertisement -

Shkencëtarët më të mirë të klimës do të japin paralajmërimin më të errët deri tash – që jemi në prag të katastrofës klimatike – në një raport që do të publikohet të hënën.

Ky raport do të japë një vlerësim krahasimor të afërsisë së jneriut me ndryshimin e pakthyeshëm në klimë.

Një prej pikave kyçe për politikëbërësit pritet të jetë paralajmërimi që metani po luan një rol më të madh se kurrë në mbi-nxehjen e planetit.

- Advertisement -

Gazi i pasur me karbon, i prodhuar nga fermat e lopëve [pordhët e tyre] dhe të tjerë shkaktarë po e nxeh botën shumë më shumë se dioksiti i karbonit, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Durwood Zaelke, president i Institutit për Qeverisje dhe Zhvillim të Qëndrueshëm tha që reduktimi i metanit ishte ndoshta mënyra e vetme për uljen e temperaturës në nivele para-industriale.

- Advertisement -

Nivelet e metanit janë rritur në mënyrë rapide vitet e fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit