8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kërkohet dorëheqja e Vjosa Osmanit: Çka të bëjmë nëse na sulmon Serbia?

Rekomandime

Pas infektimit me virusin korona, publicisti kosovar nga Amerika, Ukë Lushi, i ka kërkuar dorëheqjen nga njëri post kryekuvendares dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Në një postim në Facebook, Lushi thotë se infektimi i Osmanit me Covid-19 ia pamundëson asaj kryerjen e obligimeve që i shtrojnë dy funksionet e larta shtetërore që ushtron aktualisht.“Tash zonja Osmani-Sadriu qenka infektuar dhe e sëmurë me Covid-19, çfarë do ta detyrojë të karantinohet dhe izolohet. Situatë kjo që vështirëson apo në të vërtetë pamundëson kryerjen e obligimeve të një pune e lëre më të dy punëve më të rëndësishme në shtet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:Kur para ca javësh thirrja që Vjosa Osmani-Sadriu të dorëzonte njërën nga punët e saj si Kryeparlamentare dhe si U.D. e Presidencës, bukur shumë shqiptarë mu hodhën në grykë si skifterë të uritur që nuk mendojnë më larg se çka shohin para syve në moment.Tash zonja Osmani-Sadriu qenka infektuar dhe e sëmurë me Covid-19, çfarë do ta detyrojë të karantinohet dhe izolohet. Situatë kjo që vështirëson apo në të vërtetë pamundëson kryerjen e obligimeve të një pune e lëre më të dy punëve më të rëndësishme në shtet.

Unë kisha bërë thirrje në moralin e zonjës Osmani-Sadriu pikërisht duke marrë parasysh situata të mundshme të jashtëzakonshme si pandemia dhe arrestimi i liderëve kryesor shetetëror dhe parlamentar. Por shumë shqiptarë ma përplasnin Kushtetutën e imponuar të Kosovës për fytyrë.Çfarë thotë Kushtetuta tash, të dashur shqiptarë?!

- Advertisement -

Si duhet të veprojmë pa lideren kushtetuese nëse na sulmon Serbia këto ditë të lëngatës së zonjës Komandante Supreme të Forcave Mbrojtëse të Kosovës dhe Kryetares së Kuvendit?!Kushtetuta e Kosovës duhet të bëhet e Kosovës. Shteti i Kosovës duhet të bëhet i Kosovës.

Ky rast duhet të na shërbejë si rast kthese kur Kosova i shikon dhe përshtat dokumentet e saj për Kosovën.Shteti i Kosovës, jam i bindur, do të gjejë mënyrë dhe formë, të mbijetojë edhe pa zonjën Osmani-Sadriu këto momente të vështira për shtetin dhe zonjën Osmani-Sadriu.U.D. në Presidencë dhe Kryeparlamentares Osmani-Sadriu i dëshiroj shërim dhe rekuperim sa më të lehtë dhe sa më të shpejtë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit