1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kërkohet shkarkimi i Lutfi Hazirit nga LDK: Përparim Rama të emërohet nënkryetar

Rekomandime

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i deritashëm i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në balotazhin e së dielës humbi përballë Alban Hysenit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lutfi Haziri mori 20.515 vota, apo 48,97%, ndërsa Alban Hyseni mori 21.374 vota, apo 51,03%.

- Advertisement -

E pas humbjes, analisti politik, Faton Mehmeti thotë së LDK duhet ta largojë nga posti i nënkryetarit, dhe në vend të tij ta emërojë Përparim Ramën, i cili doli fitues në Prishtinë.

“LDK fitoi, të largojë Lutën, të afroj Përparimin! LDK është fituese e zgjedhjeve lokale. Kush e fiton Prishtinën është fitues, për arsye të cilat tani nuk është momenti me i cek. Kjo fitore, duhet të pranohet përulësisht nga LDK, për të bërë reforma. Shembull konkret, largimi i Lutës nga pozita e nënkryetarit dhe zëvendësimin e tij me Përparim Ramën. Logjika është kjo: kush fiton gradohet, kush humb degradohet”, ka shkruar Mehmeti në facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit