13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kurti: Jemi rritur shumë viteve të fundit, nuk kemi pasur kandidatë më të mirë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, gjatë një interviste ka thënë se për rezultatin e zgjedhjeve të VV-së nuk janë fajtor 12 kandidatët që kanë qenë në balotazh.

Sipas tij, këta 12 kandidatë nuk kanë mundur të përzgjidhen më të mirë.

- Advertisement -

Tutje, Kurti tha se kandidatët e përzgjedhur kanë ardhur si rezultat i një bashkëpunimi në mes të degëve dhe kryesisë së VV-së.

“Padyshim, por kandidatët janë përzgjedhur nga një lloj bashkëpunimi midis qendrave tona, degëve tona dhe kryesisë së Lëvizjes. Ndoshta ka mundur më mirë, mirëpo unë jam i bindur se këta 12 kandidatë që i kemi pasur në balotazh, nuk kanë mundur të përzgjidhen më mirë. Por, ka pasur koordinim tejet të madh të të tjerëve kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo mendoj se nuk ka të bëjë aq shumë me pushtetin lokal dhe vizionet për komunat, por ka shumë më tepër të bëjë me një lloj kundërvënieje ndaj pushtetit qendror, që ka dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, e që vazhdojnë të jenë një lloj traume opozitare”, është shprehur Kurti.

Gjithashtu rreth kandidatëve, Kurti tha se ka pasur paraprakisht një takim me ta dhe është duke pritur një raport nga shtabi zgjedhor i VV-së.

- Advertisement -

“Së pari, unë kam zhvilluar tashmë një takim me 12 kandidatët që i kemi pasur në balotazh – edhe ata që kanë fituar, edhe ata që nuk kanë fituar. Jemi duke pritur një raport të shtabit zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje, mbi bazën e të cilit pastaj do të diskutojmë në kryesi. Ajo që mund të them se është evidente, është [fakti] se Lëvizja Vetëvendosje, në këto vitet e fundit, në këta katër vjetët e fundit, është rritur jashtëzakonisht shumë. Ne nuk kemi më as struktura, as organizatë, e cila është e përshtatshme për nga përmasa dhe as funksionale për nga përbërja, që t’i përgjigjet një rritjeje të këtillë. Pra, edhe zgjedhjet e 6 tetorit, 2019, edhe zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021, na e kanë rritur shumë mbështetjen si Lëvizje Vetëvendosje dhe nuk kemi arritur që të mbajmë zgjedhje të brendshme dhe të krijojmë struktura që do të ishin adekuate për këtë situatë. Kjo është evidente, por natyrisht se ka edhe defekte të tjera, me të cilat do të na duhet të merremi”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit