1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

KëshiIIi i Prindërve kërkon pushim pranveror për nxënësit

Rekomandime

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse respektimin e pushimit pranveror për nxënësit e sistemit parauniversitar të Kosovës.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, Këshilli i Prindërve ka thënë se mohimi i pushimit të nxënësve në vikend dhe pushimeve të parapara me kalendarin shkollor, përbëjnë shkelje të konventave ndërkombëtare dhe Kushtetutës.

Sipas këtij këshilli, kërkesa për ndryshimin e kalendarit shkollor dhe lejimin e pushimit pranveror i është dërguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe po pritet një përgjigje prej saj.

“Si Këshill i Prindërve kemi pranuar shumë kërkesa e ankesa të prindërve për heqjen e të së drejtës së fëmijëve tanë për pushim pranveror. Këtë shqetësim e kemi shprehur qysh në shtatorin e vitit 2022, gjatë grevës, kur kemi kërkuar që mos t’iu hiqen e mos t’iu mohohen të drejtat fëmijëve tanë për pushim në fundjavë, në dimër e në pranverë.Por Ministria e Arsimit e kishte publikuar kalendarin e korrigjuar mësimor për këtë vit shkollor menjëherë pas ndaljes së grevës, ku pa përfillur kërkesat e prindërve, dhe duke shkelur të drejtat e fëmijëve nxënës në sektorin publik, ua ka mohuar fëmijëve të drejtën për pushim. Kjo nuk mbajmë mend të ketë ndodhur pas luftës në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Këshillit të Prindërve.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit