12.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Daut Haradinaj i përgjigjet Isa Mustafës: Mos u nxito, po të këshillojnë ata që s’të votuan

Rekomandime

Daut Haradinaj i AAK-së, iu është kundërpërgjigjur edhe një herë kreut të LDK-së, Isa Mustafës për çështjen e kufijve, raporton Gazeta Express.

Haradinaj përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, e ka cilësuar si të nxituar reagimin e Mustafës.

Ish-deputeti ka shkruar se ka pasur dhe ka ende etikë, mirëpo, shton se si duket Mustafës ia kanë lajthitur këtë ata persona që i mban afër vetes.

- Advertisement -

“Ata që nuk të votuan mos i lejo me të këshillu. Unë asnjëherë nuk e shkeli kodin etik të Shqiptarit. S’ka me u nda Kosova”, ka shkruar Haradinaj.

Sot gjatë ditës ndërkaq, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, iu është kundërpërgjigjur Daut Haradinajt të AAK-së lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, pasi që ky i fundit tha se ideja për shkëmbim me territore kishte nisur në kohën kur Mustafa kishte qenë kryeministër i Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit