1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këshilltari i kryeministrit Kurti i reagon Edi Ramës: Gjermania s’e mbështet Mini-Shengenin, eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit

Rekomandime

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë sot se Qeveria gjermane e mbështet nismën e “Open Bllakan” dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor.

E lidhur me këtë, kryeministrit shqiptar i ka reaguar Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

- Advertisement -

Zulfaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se Gjermania nuk e mbështet “Mini Shengenin” por Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Po ashtu, ai ka ftuar Ramën të punojnë së bashku në Procesin e Berlinit.

Gjermania nuk mbështet “Minishengenin” tash të ndryshuar në “Open Balkan”. Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. “Minishengen” (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit