3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Këshilltari i Pacollit tregon detaje të takimit të Daçiq me gjeneralin e vrarë të Iranit

Rekomandime

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministritë të Jashtëm në Detyrë, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjenerali i vrarë iranian, Qassem Soleiman ishte takuar me Ivica Daçiq gjatë një vizite në Serbi, ku edhe finalizuan ‘marrëveshjen për shitjen e armëve’

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zyberaj ka thënë se DaçiQ dhe Soleimani shitnin armë tek miliatantët shiitë në Irak dhe Hezbollahu në Liban.

- Advertisement -

“Soleimani vizitoi Beogradin vitin e kaluar në gusht për të finalizuar marrëveshjet për shitjen e armëve tek militantët shiitë në Irak dhe Hezbollahu në Liban. Dacic i cili u takua me Soleimanin udhëtoi për në Irak për të mundësuar rrugët që janë përdorur në Irak përmes elementëve pro-iranian në qeverinë Irakiane”, ka shkruar ai në Facebook.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Soleimani vizitoi Beogradin vitin e kaluar në gusht për të finalizuar marrëveshjet për shitjen e armëve tek militantët shiitë në Irak dhe Hezbollahu në Liban.

Daçiç i cili u takua me Soleimanin udhëtoi për në Irak për të mundësuar rrugët që janë përdorur në Irak përmes elementëve pro-iranian në qeverinë Irakiane.

- Advertisement -

Soleimani ka siguruar që Daçiç të fitojë lidhje të forta tek elementet pro-shiitë në Irak, Liban dhe natyrisht në Siri dhe Iran vetë. Irani dhe Soleimani u kanë shërbyer interesave serbe në Lindjen e Mesme dhe Serbia në kthim të interesave iraniane në Ballkan. Këtë po e vërtetojnë edhe mediat serbe sot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit