3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Këshilltari i Thaçit i reagon njeriut të afërt të Merkelit pas fjalëve për aktakuzën

Rekomandime

Këshilltari politik i Presidentit Thaçi, Artan Behrami, i ka reaguar raportuesit gjerman dhe një prej njerëzve më të afërt të kancelares Merkel, Peter Beyer, i cili në një reagim të tij pas zhvillimeve me Gjykatën Speciale, ku është përfshirë presidenti Thaçi.

Behrami përmes Twitterit tha që “Beyer shihet që ka ndikim mbi vendimet e Gjykatës Speciale, kur deklaron që liderët e UÇK-së do të akuzohen – duke marrë edhe rolin e gjykatësit”.

- Advertisement -

Sipas këshilltarit të Thaçit UÇK asnjëherë nuk ka qenë organizatë fantazmë, po që është themeluar nga gratë dhe burrat më të mirë të Kosovës që luftuan për liri.

“UÇK-ja është historia e Kosovës. Tentativat revizioniste do të dështojnë”, ka përfunduar Behrami.

Raportuesi për Kosovën në Bundestagun gjerman dhe në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, në një prononcim për DW ka thënë se akuzat ndaj krereve te UÇK-se janë hap pozitiv drejt pajtimit dhe se ato nuk ia ulin meritat UÇK-së.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit