8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Këshilltari i Zelenskyt i nervozuar me BE-në: Nuk na dërguan armatimet që i kemi kërkuar

Rekomandime

Këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, është shprehur i nervozuar me BE-në pasi sipas tij s’kanë dërguar armatimet të cilat i ka kërkuar Ukraina.

Podolyak ka shkruar se armatimet janë vonuar dhe s’janë ato të cilat i ka kërkuar Ukraina.

- Advertisement -

“Ukraina i kërkon armatim Evropës. Evropianët përkrahin kërkesën për qeveritë e tyre. BE-ja i dërgon armatim Ukrainës, jo ato të cilat i kemi kërkuar ne. Armatimet vonojnë shumë për të arritur”, ka shkruar ai.

Tutje Podolyak ka thënë se armatimet i nevojiten Ukrainës tani jo pas një muaji.

- Advertisement -

“Demokracia s’do të fitojë duke luajtur këtë lojë. Ukrainës i duhen armatimet. Jo pas një muaji. Tani”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit