12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Këshilltarja e Haradinajt zbulon prapaskenat e Samitit të Berlinit: Rama imponohej në tavolinë dhe bënte gjeste të pahijshme për të rënë në sy

Rekomandime

Meliza Haradinaj, Këshilltare e Kryeministrit në largim, ka thënë se Edi Rama kur ishte në Berlin bënte veprime për të rënë në sy pavarësisht se kishte mbathje atraktive.

- Advertisement -

Ajo këtë shpjegim e ka dhënë duke sqaruar skenat në Samitin e Berlinit ku Rama bashkë me Hashim Thaçin i kishin bërë presion Ramush Haradinajt të hiqte taksën ndaj Serbisë.

“Më pas vazhdoi pa ndonjë rol, duke ofsharë nëpër hollet e katit të 5të, e duke bërë gjestikulacione joserioze për një kryeministër për të shfaqur pakënaqësinë e tij për mungesë vëmendjeje, edhepse me mbathje atraktive”, ka shkruar Meliza Haradinaj, në një reagim në Fb.

“E vërteta është një, si privatisht, ashtu edhe publikisht: që Kosova nuk është mall as tokë që mund të shkëmbehet nga tregtarë aksidental!”, ka shtuar ajo.

- Advertisement -

Ditë më parë, Edi Rama, kërceni Ramush Haradinajn se do ta padisë për shkak se akuzës së bashkë me Thaçin dhe Aleksander Vucicin kishin planifikuar shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ramush Haradinaj tha se qëndron prapa fjalëve të tij se Rama, Thaçi dhe Vucic kishin plane të tilla kundër Kosovës.

- Advertisement -

Reagimi i Meliza Haradinajt:

JA E VËRTETA E RAMËS

Domosdoshmëria e zgjidhjes së nyjes Kosovë – Serbi, nuk i jep rol paternalist Edi Ramës që të imponohet si ndërmjetësues. Megjithatë, ai provoi këtë rol edhe në diskutimet informale në Berlin, duke u afruar pa ftesë tek tavolina ku kancelarja Merkel dhe presidenti Macron i ftoi për pije liderët e Kosovës dhe Serbisë. KM Rama ‘kërcente’ në diskutimet që filluan aty – pa rend e pa respekt ndaj diskutuesve. Dikur filloi të kapte Presidentin Thaçi për krahu, duke tentuar ta tërhiqte më larg kryeministrit Haradinaj, për të gjetur një bashkëbisedues për dokrrat e tij gjeopolitike që si dëgjonte kush.

Dikur kur u bind që Kosova ka lider që zëshëm dhe logjikshëm e argumenton realitetin e Kosovës, dhe atë madje edhe në anglisht edhe në frëngjisht, u spostua në kolltuqet anash hollit të Zyres së Kancelares, duke pozuar para fotoaparatit të Ministrit të tij në detyrë. Më pas vazhdoi pa ndonjë rol, duke ofsharë nëpër hollet e katit të 5të, e duke bërë gjestikulacione joserioze për një kryeministër për të shfaqur pakënaqësinë e tij për mungesë vëmendjeje, edhepse me mbathje atraktive.

Në fakt, do të ishte shumë më mirë nëse Rama do preokupohej me rrugën eurointegruese të Shqipërisë, e mos të humbte kohën e mundësinë duke fshehë dështimet e tij qeverisëse prapa këshillave ‘kreative’ që ia jepte Kryeministrit Haradinaj se si të zgjidhej çështja Kosovë – Serbi, apo si të veprohej me taksën 100%.

E vërteta është një, si privatisht, ashtu edhe publikisht: që Kosova nuk është mall as tokë që mund të shkëmbehet nga tregtarë aksidental!

Veprimet specifike të shqiptarëve që i përgjigjen agjendës serbe, do të kenë kualifikim të veçantë në historinë kombëtare… e kjo s’është punë e kësaj gjenerate!

Ma thuani cilit shqiptar i duhet ‘e vërteta’ e Ramës me dëshmitar Vuqiqin e Thaçin?!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit