1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Kështu e kanë vjedhur Kosovën”/ Tenderi milionësh i Ramushit dhe Pal Lekajt

Rekomandime

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe Pal Lekaj duhet të shkojnë në burg për ato çfarë kanë bërë në ministri.

Ai ka treguar një rast ku kontrata e parashikuar për 500.000 euro është nënshkruar për një vlerë prej 5.3 milionë eurosh.

- Advertisement -

“Në bazë të asaj çfarë kam parë në ministrinë ku jam, dokumentacioneve që i kam gjetur aty, të cilat një pjesë të madhe i kam deponuar në prokurorinë speciale, aty nuk ka nevoj me qenë jurist për me e pa se çfarë krimi dhe korrupsioni ka ndodhur në Ministrinë e Infrastrukturës nga qeveritë e kaluara”, ka thënë Durmishi.

“Është një dosje e tenderit që ka qenë për sanimin e ujërave në Kosovë. Vlera e parashikuar e atij tenderi ka qenë 500.000 euro dhe në fund ajo kontratë ka përfunduar me 5.300.000 euro. Pasi që e kanë nënshkruar kontratën, këta kanë ndërhy në kushtet e kontratës që normal nuk guxon me prekë aty dhe e kanë qit mbi 4 milionë vlerën”, tha ndër të tjerash Durmishi.

Për këtë çështje ka reaguar edhe familja e veprimtarit të vr*arë të LDK-së, Haki Imeri.

- Advertisement -

Kjo familje shkruan se kështu e ka vjedhur Kosovën, Ramush Haradinaj, e që pastaj i akuzon të tjerët për hajna, e ata asnjë cent nuk e kanë vjedhur.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Ish Kryministri Haradinaj paska nënshkruar një kontratë 5.300.000 Euro në vend të 500.000 Eurove??!!!!

Pra tenderin e ujërave të zeza kaq e ka fryer Ramush Haradinaj me Hajnin Pal Lekaj…

Kështu e ka vjedh Kosovën, Ramboja e pastaj i akuzon të tjerët për hajna ata që as një cent kurrë vjedh nuk e kanë.

Dhe pytja shtrohet a është Ramush Haradinaj hajn, mashtrues apo patriot i rremë?

Një vend që kërkon të integrohet në bashkësinë e familjeve Europiane këta hajdut ordiner i heton dhe i dënon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit