5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kështu e vlerësonte Armend Rexhepagiqi para shumë viteve Gjon Muharremajn

Rekomandime

Këngëtari me origjinë nga Kosova, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik ‘Gjon’s Tears’ këtë vit përfaqësoi shtetin e Zvicrës në festivalin evropian të këngës “Eurovision”, teksa në 2011 ai kishte marrë pjesë në spektaklin shqiptarë të talenteve “Albanian’s Got Talent”, ku arriti të shkonte deri në finale dhe përfundoi në vendin e tretë, shkruan Express Rozë.

- Advertisement -

Gjatë asaj kohe, pjesë e jurisë ishin, Altin Basha, Rovena Dilo dhe Armend Rexhepagiqi, ku ky i fundit pas ‘refuzimit’ të Altin Bashës, i kishte thënë se mos të ndalet asnjëherë e të vazhdon drejt rrugës që është nisur.

“Nëse ndonjëherë më është dukur për ndonjë interpretim se i kam dëgjuar engjëjt, do ishte sonte dhe pastaj ai shpërthim fantastik thua se të gjitha koret e botës këndojnë, jam aq i impresionuar dhe i mahnitur saqë dua të them vetëm diçka Gjoni, ti je ende i vogël dhe ndoshta nuk do e kuptosh por do e kuptojnë ata që e shikojnë spektaklin tone pranë televizorëve tyre dhe e mbajnë votën në duart e tyre. Njeriu është i përbërë nga mishi dhe gjku, janë këto materiale qe dëmohen shumë lehtë, por më së lehti ai shpirti i njomë artistik dhe romantik, unë dëshiroj që në këtë botë të vrazhdtë të shekullit XXI (21), askush kurrë mos të dëmIojë asnjë milimetër tëndin, mos të të thyejë kurrë e ti të vazhdosh me shumë dashuri e krenari aty ku je nisur”, ishte shprehur Rexhepagiqi.

E që këto fjalë e kishin emocionuar shumë Gjonin, që atëkohë ishte 12 vjeçar.

- Advertisement -

Gjoni me këngën “Tout l’Univers” nga votat e shteteve u rendit i pari duke marr 267 vota, por nga votat e publikut morri vetëm 165 vota duke përfunduar kështu në vendin e tretë me 432 vota, 92 më pak se sa fituesi i këtij festivali, Italia./Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit