-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kështu mund të ulen çmimet e biletave të aeroplanit për diasporën

Rekomandime

Diaspora paguan çmime marramëndëse te biletave për të ardhë ne Kosovê. Sipas gazetës më tê madhe zvicerane, Tages-Anzeiger, çmimet që kosovarët paguajnë nga Zvicra për Kosovë janë më të lartat në Ballkan. Njëjtë është edhe për mërgimtarët që vijnë nga Gjermania.

- Advertisement -

Problemi është që këto çmime fluturojnë gjatë verës, kur mërgimtaret vijnë me shumicë. Kjo nënkupton që po shfrytëzohet rasti nga kompanitë ajrore dhe agjencionet turistike.

Por, kjo mund të rregullohet shumë lehtë. Shteti mund të ndërhyjë dhe të vendosë tavanin e çmimeve për udhërimet drejt Aeroprtit të Prishtinës dhe nga aty. Të vendosen rregullore që nuk e lejojnë fluktuimin e çmimeve më tepër se 10 për qind. Kjo do ta shpëtonte diasporën.

Një familje 5 anëtarëshe pêr të ardhur në Kosovë i duhet të paguajë 3000 euro e më tepër vetëm bileta. Kto pare, me shumë pak kujdes mund të shkojnë e të harxhohen në Kosovë.

- Advertisement -

Biletat e aeropla it në Amerikë në distanca të shkurtra janë 80 dollarë. Në distanca të gjata, pra mga 4-5 orë fluturime janë 200 dollarë. E Amerika ka liberalizëm ekonomik apo kapitalizëm të egër shumë më tepër se Evropa. Çmimet i ka shumë të rregullta.

Këtu, verës fluturojnë çmimet nê kurriz të mërgimtarëve. Sigurisht, fjator kryesor janë fluturimet charter, pra jo të rregullta. Por, mund të ulen kriteret për licensim tê kompanive ajrore e të rrwgullohen çmimet.

- Advertisement -

Pse të jetë ekskluzivitet kaq i shtrenjtë fluturimi gjatë verês për kosovarët, e sidomos ata të diasporês. Duhet të jetë shumë më i lirë dhe mund të bëhet. Mjafton vetëm disa politika ekonomike të mënçura. (Kosova ime)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit