-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këta janë 12 ambasadorët politikë që u shkarkuan sot

Rekomandime

Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani shkarkimin e të gjithë ambasadorëve, të cilët janë të emëruar politikisht.

Të liruarit nga detyra, e që mbanin postin e ambasadorit, janë: Beqë Cufaj në Gjermani, Nait Hasani në Shqipëri, Arbër Vllahiu në Çeki, Lirim Grejqevci në Holandë, Shpend Kallaba në Hungari, Gezim Kasapolli në Kroaci, Avni Kastrati, Gjergj Dedaj në Maqedoni, Hajdin Abazi, Ylber Hysa në Mal të Zi, Avni Arifi në Emiratet e Bashkuara e Amir Ahmeti në Katar.

- Advertisement -

Për lirimin e tyre por pa dhënë emra ka folur ka folur zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit