13.3 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Vihet nën pranga Xhevdet Januzaj pasi privoi nga jeta babanë e nxënëses në Pejë

Rekomandime

Xhevdet Januzaj është arrstuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet për vr.asjen e babait të nxënëses së tij në Pejë.

- Advertisement -

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po, është arrstuar sonte rreth orës 20:10. Tash vijojnë procedurat, intervistohet dhe i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, tha Gashi.

Gëzim Kastrati, 50-vjeç, u privua nga jeta dje, pak metra larg banesës së tij në Pejë. I dyshuari kryesor është Xhevdet Januzaj, ish- kujdestari i klasës së vajzës së viktmës në shkollën “Dardania” në Pejë.

- Advertisement -

Arsimtari i Fizikës ishte dënuar me tri vite e gjashtë muaj bur dhe ndalim të ushtrimit të profesionit për vepren penaIe “suIm sek*ual”, të kryer në vitin 2019, ndërsa nxënësja – viktmë e këtij rasti, ishte vajza e Gëzim Kastratit., në atë kohë 13-vjeçare.

Sipas familjes së viktimes, kohëve të fundit u kishte ardhur atyre te banesa dhe i ruante me sakicë. Veprimet e tij i kishte denoncuar në polici Gëzim Kastrati., një ditë para se të privohej nga jeta, thotë djali i tij. Por, familja e viktmës kishte marrë kërcnime nga profesori edhe në të kaluarën që të tërhiqeshin nga deklarata e tyre për suIm sek*ual ndaj nxënëses.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit