8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Këta janë 15 deputetët e LDK’së

Rekomandime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por, edhe pse rezultatet s’jane shpallur akoma, tashmë po qarkullojnë lista me emrat e kandidatëve që kanë siguruar ulëse në Kuvend, raporton Express.

- Advertisement -

Sipas listës së publikuar nga Repoerteri, Grupi Paralamentar i LDK’së do të përbëhet nga: Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Agim Veliu, Behgjet Pacolli, Arben Gashi, Besian Mustafa, Driton Selmanaj, Marigona Geci, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Rrezarta Krasniqi.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 11:00 do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës..

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 4 mars 2021, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, thuhet në njofitm.

- Advertisement -

Pas shpalljes zyrtare, partitë apo kandidatët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), brenda 24 orëve. Pas PZAP-së, ankesa mund të bëhen edhe në Gjykatën Supreme.

Ankesat eventuale mund të shtyjnë edhe më tej certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, proces ky që i hap rrugën afatit të ri ligjor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja, kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Ky proces është formal dhe nuk pritet që të ketë vonesa dhe përbërja e re parlamentare mund të konstituohet brenda muajit mars.

Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Duke marrë parasysh të gjitha votat e numëruara, fituesi i këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosja, ka marrë 58 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa e dyta në zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës, mori 19 mandate në Kuvend. Pas PDK’së, vjen LDK’ja me 15 mandate, Lista Serbe me 10 mandate, Komunitetet joserbe me 10 mandate dhe AAK’ja me 8 mandate./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit