-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këta janë 4 liberalët shqiptarë që po kandidojnë në zgjedhjet e shkurtit për një vend në Parlamentin e Cyrihut

Rekomandime

Shumë mërgimtarë shqiptarë po depërtojnë në fushën e politkes në Zvicër duke kandiduar nëpër kantonet ku ata jetojnë. Së fundmi, dhjetëra politikanë shqiptarë kanë shpallur kandidaturën e tyre në zgjedhjet lokale në qytetin e Cyrihut.

Zgjedhjet lokale për asamblenë e qytetit të Cyrihut do të mbahen më datë 13 shkurt 2022.

- Advertisement -

Albinfo.ch shkruan për kandidatët shqiptarë, të cilët konkurrojnë nga radhët e FDP-së.

Përparim Avdili ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale si kandidati nga FDP. Ai, për herë të dytë ia mësyn Asamblesë së qytetit të Cyrihut.

Ai është politikani i parë shqiptarozvicran i cili ishte zgjedhur në këtë post, në vitin 2018. Është bërë i njohur për faktin se ka inicuar dhe realizuar me sukses disa iniciativa parlamentare, kryesisht në drejtim të avancimit të të drejtave të qytetarëve me prejardhje të huaj, në Cyrih.

- Advertisement -

Politikani me rrënjë nga Maqedonia ishte shqiptari i parë që kishte një post të këtillë në legjislaturën e kaluar. Avdili ishte shumë aktiv, duke iniciuar mocione dhe iniciativa të ndryshme parlamentare.

- Advertisement -

Avdili ishte aktiv me liberalët, ndërsa prej më shumë se një viti, edhe kryetar i FDP-së për Qarkun 9 të Cyrihut.

Avdili është me profesion punonjës banke, ndërsa në politikën e Cyrihut dhe më gjerë ka bërë emër si politikan konsekuent në bindjet e tij liberale.

I lindur në rrethin e Kumanovës, Maqedoni, ndërsa nga mosha njëvjeçare jeton në Zvicër, gjegjësisht në Cyrih.

Ka qenë kandidat edhe në zgjedhjet kantonale të Cyrihut dhe ato federale në vitin 2015, kur votat e fituara nuk i kishin mjaftuar për t’u zgjedhur. Avdili qe vënë në fokus të medieve zvicerane kur e kishte publikuar një video, në të cilën kërkonte votën e shqiptarëve në gjuhën shqipe.

Në të njëjtin rreth me Përparimin, kandidon edhe Lindita Dzaferi, e cila në këto zgjedhje shpreson të fitojë një ulëse në Asamblenë e Qytetit, duke u zotuar për më shumë të drejta për gratë, me plan-program, për një familje të shëndetshme, në shoqërinë, në veçanti gruas dhe mirëqenies së saj.

Nga ana tjetër edhe Blerta Salihi, nëpunëse e administratës publike, garon në rrethin e tretë me moton: ‘Më shumë liri, më pak qytet’.

Nagihane Musliu, juristja shqiptarozvicerane, kandidon në rrethin e tretë me moton: «Demokracinë ta përmbushni me jetë»

Parlamenti i Qytetit të Cyrihut ka gjithsej 125 ulëse, ndërsa partia FDP aktualisht ka 21 ulëse gjithsej.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit