1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këta janë 5 deputetët nga LDK dhe minoritetet që votojnë kundër Qeverisë Hoti

Rekomandime

Edhe pse ditën kur u nominua Avdullah Hoti nga Kryesia e LDK-së për kryeministër, u paralajmërua formimi i shpejtë e Qeverisë, një gjë e tillë duket se megjithatë nuk do të jetë e lehtë, .Gjithçka do të varet nga vota e Behgjet Pacollit dhe e deputetit tjetër të AKR-së, në mënyrë që të formohet qeveria e re.

- Advertisement -

LDK edhe pse i ka 28 deputetë, kjo parti mund të llogarisë vetëm në 24 deputetë. 4 prej deputetëve të LDK-së, Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi, Haxhi Avdyli e Ardian Shala nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti.

24 votat e LDK-së, 13 të AAK-së, 10 të Listës Serbe, 4 të Nismës dhe 9 të minoritetit joserb (deputeti Elbert Krasniqi ka paralajmëruar votën kundër), që në total janë 60 vota, janë të pamjaftueshme për formimin e Qeverisë së re.Për formimin e Qeverisë së re, nevojitet të paktën edhe një votë nga AKR.Ndonëse lideri i kësaj partie, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ai s’do të jetë pjesë e Qeverisë, Gazeta Blic merr vesh se ai po do që ta rris pazarin politik.

Madje, ai sot kishte tentuar që të vijë me aeroplan privat në Kosovë, por disa herë i ishte anuluar fluturimi.

- Advertisement -

Pacolli sot kishte kërkuar leje për ardhje në Kosovë, por që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija që vjen nga VV, ka parlajmëruar se e kushdo që vjen në Kosovë do të futet në karantinë.Ai tha për media se rregullat janë publike dhe zbatohet për të gjithë njëjtë, përfshirë këtu edhe për kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.Kujtojmë se sipas një vendimi të Qeverisë për shkak të Covid-19, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të shkojnë për 14 ditë në karantinë.“Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve. Shëndeti i qytetarëve tanë është mbi të gjitha. Andaj, që në fillim të shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë, në koordinim të plotë me të gjitha ministritë e linjës, janë përcaktuar rregullat bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, ka thënë Vitia.Ai shton se ato rregulla do të vazhdojnë të ndryshojnë deri në një vendim të ri.“Këto rregulla janë publike. Ato janë zbatuar për të gjithë njëjtë dhe nuk më takon mua si ministër t’i përcaktojë përjashtimet nga këto rregulla. Kjo do të vazhdojë deri në rekomandimet tjera nga IKSHP dhe vendimet që do jenë në përputhje me këto rekomandime. Natyrisht, e siguroj secilin qytetar të Republikës së Kosovës se ne si Ministri e Shëndetësisë do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve tanë”, ka thënë Vitia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit