10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Këta janë dy të arrestuarit në Ferizaj, që po kërkoheshin nga Interpoli!

Rekomandime

PoliciaGjatë ditës së sotme është duke u kryer një aksion Policisë së Kosovës në Komunën e Ferizajit.Siç mëson GazetaBlic, aksioni është duke u kryer për kapjen e disa personave të cilët dyshohet se kanë kryer disa vepra të caktuara penale.Burime të GazetaBlic, kanë thënë se aksioni është duke u kryer nga Njësiti Special në Ferizaj por edhe nga policë civil.

- Advertisement -

I njejti burim ka thënë se në këtë aksion, ka pasur të arrestuar edhe disa persona.Sipas burimeve të GazetaBlic, arrestimi i dy personave në kuadër të këtij operacioni policor në Ferizaj të hënën pasdite, është bërë në bazë të një flet arresti të Interpolit.

Sipas këtij burimi, personat e arrestuar janë F.T dhe B.K, derisa rasti është dërguar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ndërkohë zyrtarisht, arrestimin e tyre për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.“Mund të konfirmojmë se sot Policia e Kosovës e ka realizuar një operacion policor në rajonin ne Ferizajt, ku janë arrestuar dy persona”, ka thënë Kelani, duke mos dhënë detaje tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit