1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këta janë emrat e veteranëve të UÇK’së që Serbia ia dërgoi Interpolit

Rekomandime

Shteti serb ka dërguar listë në Interpol me disa emra të veteraneve të luftës, reagojnë nga OVL-UÇK.

- Advertisement -

Në kohë lufte rrokën armët dhe iu bashkuan UCK-së.

Ani pse kanë kaluar dy dekada nga ajo kohë veteranët tash nuk po munden të udhëtojnë të lirë.

Kjo si pasojë e një liste me emra të dërguar nga shteti serb në Interpol.

- Advertisement -

Televizioni 7 ka siguruar një listë që përmban 18 emra të veteranëve të luftës e që figurojnë në listën e Interpolit.

Aty shihen edhe disa emra të ish-komandantëve të luftës, si ai i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ai i ish kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja që ishte komandant i zones operative në Nerodimë.

- Advertisement -

Në këtë listë është edhe emri i Shpejtzim Demiri, i cili në vitin e kalur kishte qëndruar 5 muaj në një burg të Holandës, e më pasi ishte liruar dhe shteti Holandez i kishte kërkuar falje.

Ndërsa, me datën 2 të këtij muaji, në kufi me Shqipërinë, ishte ndaluar edhe veterani i luftës, Murtez Kastrati.

Kastrati kishte qëndruar disa orë në mbajtje, dhe më pas ishte liruar.

Ndërkohë, nga OVL-UÇK tregojnë se kjo listë është rifreskuar, dhe se nuk besojnë që ekziston mundësia e ekstradimit.

Haradinaj e sheh si të pakuptimtë këtë listë të interpolit pasi që po funksionon Gjykata Speciale.

Nga Organizata e veteraneve të luftës thonë se kanë biseduar me përfaqësues të Qeverisë, dhe se shumë shpejt do të mbahet një takim ku do të diskutohet për këtë problem.

Televizioni 7 gjatë ditës ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por që të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit