-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këta janë kandidatët e AAK-së nga Istogu për deputetë

Rekomandime

Këshilli Drejtuesi i AAK-së gjatë ditës së sotshme ka vendosur se kush do të jenë kandidatë për deputetë në listën e AAK-së nga komuna e Istogut.

- Advertisement -

Kandidatët që do të jenë në listën e AAK-së janë Donika Kadaj-Bujupi, Gani Dreshaj dhe Bekë Berishë.

Ish-deputetja, Donika Kadaj përmes një postimi në Facebook e ka zyrtarizuar këtë.

Ajo u shprehë se besimin që i ka dhënë Këshilli Drejtues do ta kthejnë në projekte dhe investime.

- Advertisement -

Për më shumë lexojeni postimin e Donika Kadaj-Bujupit:

Sot bashkë me Bekën e Ganiun takuam strukturat udhëheqëse të Aleancës në Istog. Biseduam dhe bëmë një pasqyrë të punëve e investimeve të Qeverisë Haradinaj në komunën tonë, të harruar nga qeverisjet e mëhershme. Pa pushtet komunal, por me vullnet të madh dhe me angazhim të deputetëve të AAK-së nga Istogu, Qeveria nisi e përfundoi disa projekte e investime, siç janë infrastruktura rrugore e pendat e ujitjes, rrjetet e ujësjellësit e pastrimi i hapësirave të mbuluara nga mbeturinat, kompenzimi i bujqve për dëmet nga fatkeqësitë natyrore e kompenzimi i dëmeve nga era.

- Advertisement -

Këshilli Drejtues dha besimin që ne të kandidojmë si deputetë të Aleancës edhe për legjislaturën e re. Këtë besim, unë dhe dy kolegët ish-deputetë do ta kthejmë me projekte e investime konkrete që përmirësojnë mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Istogut. 100% komunë do të jetë edhe Istogu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit