-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Këta janë kosovarët e parë që shkuan të punojnë në ndërtim në Zvicër

Rekomandime

Janë diku 115 mijë shqiptarë nga Kosova në Zvicër, që shumica prej tyre punojnë, dhe jo vetëm. Një numër i madh shqiptarësh sot atje kanë kompani të mëdha e janë figura publike. Një masë e madhe e futbollit zvicrran mbahet me shqiptarët e Kosovës, por edhe qytete të ndryshme kanë politikanë shqiptarë. Mirëpo, gjithçka ka filluar herët në kohë.

Një video e publikuar nga “FM Images Albania”, e marrë nga televizioni shtetëror zvicerian, SRF, tregon për shqiptarët e parë që kanë shkuar të punojnë në Zvicërr nga Jugosllavia në vitin 1973.

- Advertisement -

Personazhi në këtë reportazh është Isak Bytyçi, që në dokumente shkruan se është nga Nishori i Suharekës. Ai tregon se është i martuar dhe ka fëmijë, teksa vendlindjen e ka diku 3000 kilometra larg. Letrat mes këtyre kilometrave shkojnë e vijnë 1-2 herë në muaj, për çka ai edhe komunikon kaq me familjen.

“Dy fëmijët e mi shkojnë në shkollë. Fëmija më i madh e ka lënë shkollën, kurse tjerët po vazhdojnë”, thotë përafërsisht Bytyçi. Ai për fshatin Nishor tregon se ka 60 shtëpi, atëbotë, s’ka kishë e xhami, por që njerëzit punojnë dhe merren me bagëti e bujqësi.

Isak Bytyçi thotë se ka punuar në ndërtim edhe në Jugosllavi, por që në “Zvicër paguhet më shumë”. Ai thotë se do të qëndrojë sa ta lejojnë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit