5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Ramushi na e mori fytyrën, le t’ia kthejë shtetit për ushtrinë milionat e vjedhura

Rekomandime

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, i ka reaguar liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se ushtrisë duhet t’i ndahet buxheti prej 10 miliardë eurosh.

Maralusha ka thënë se nëse buxheti i shtetit nuk ka mundësi ta ndajë këtë shumë, Haradinaj duhet t’ia kthejë shtetit “milionat e vjedhura”.

- Advertisement -

Sipas ushtarakut, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është përgjigjur korrekt ndaj deklaratës së Haradinajt, duke thënë se buxheti për ushtrinë në vitin 2022 është i përcaktuar sipas standardit të përcaktuar nga NATO e që kap vlerën 1.3 të Bruto Produktit Vendor apo mbi 100 milionë euro.

Reagimi i Maralushës në Facebook:

Ramushi na e mori fytyrën me deklaratat e tij budallallëqe nëpër mediat e Kosovës. Unë çuditem pse mediat e Kosovës i japin hapërisë në kanalet e tyre.

- Advertisement -

Përgjigjja e ministrit të Mbrojtjes, z.Mehaj është korrekte dhe sipas standardeve të SHBA-së, kur është pyetja se sa buxhet duhet Kosova me i nda për FSK-në. Dhe kjo varet nga buxheti i shtetit.

Në qoftë se Ramushi beson se 10 miliardë euro duhet të alokohen për FSK-në dhe buxheti i shtetit nuk ka mundësi me e nda këtë shumë, atëherë Ramushi do të bënte një punë patriotike që milionat e vjedhura t’ia kthejë buxhetit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit