Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar tre këshilltarë të tij politikë, të cilët kanë qenë pjesë edhe Qeverisë Kurti 1.
Fëllanza Podrimaj, Jeton Zulfaj dhe Shenaj Shala janë këshilltarët e Kurtit, njofton Periskopi.
Njoftimi i plotë i Qeverisë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar tre këshilltarë të tij politikë.
Të emëruarit gjatë kësaj jave janë:
Znj. Fëllanza Podrimaj, këshilltare politike.
Z. Jeton Zulfaj, këshilltar politik.
Znj. Shenaj Shala, këshilltare politike/Shefe e Protokollit.
Të tre ishin pjesë e kabinetit të Kryeministrit gjatë Qeverisë Kurti I, dhe do të vazhdojnë të punojnë pranë Kryeministrit Kurti në mandatin e ri.