15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Lajm i mirë për sigurinë e Rajonit: Me “50 miIionë euro investim” nis rindërtimi i bazës taktike të NATO-s

Rekomandime

Pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave u bë e ditur se në janar të 2022 do të nisë rindërtimi i bazës ajrore të Kuçovës.

“Sapo miratuam një vendim që lidhet me projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukturës, të FA, baza ajrore e Kuçovës, e cila me vendimin e sotëm i hap rrugën fillimit të punimeve.

- Advertisement -

Në janar do të vendosim gurin e parë për bazën e Kuçovës. Një lajm i mirë për të gjithë ato familje që preken nga vendimi i sotëm i shpronësimit, sepse do të shpronësohen sipas vlerës së plotë të tregut dhe pa asnjë vonesë.

Është një lajm i dyfishtë pozitiv edhe për banorët e zonës përreth, sepse është mbi 50 mln euro investim, që do të thotë punësim, zhvillim ekonomik për të gjithë zonën përreth. Do të kemi një bazë taktike ajrore të NATO, që do të thotë më shumë siguri, sot dhe nesër. Do të nisim punën brenda pak javëve pasi të mbyllim shpronësimet”, u shpreh ministri i mbrojtjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit