1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këta janë tre zyrtarët dhe biznesmeni i arrestuar në Kamenicë, dyshohet se mashtruan me një tender

Rekomandime

Njësia Rajonale për Hetimin e KRlMEVE Ekonomike e Korrupsionit në Gjilan, ka zhvilluar hetime lidhur me një tender furnizimi për shkolla në Kamenicë, ku të dyshuar ishin komisioni vlerësues i Komunës dhe pronari i një kompanie, të cilët dyshohej se kanë mashtruar me një procedurë tenderuese për një tender me vlerë prej mbi 35 mijë euro (€).

Sipas njoftimit të policisë, gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi relevante se komisioni prej tre anëtareve kanë nënshkruar raportin e pranimit të mallit, pa ardhur malli, duke dëmtuar buxhetin e komunës, e duke i mundësuar operatorit ekonomik përfitim të kundërligjshëm për shumën e lartcekur.

- Advertisement -

“Me këto veprime të dyshuarit me iniciale (P.J., I.Z. dhe F.D), dyshohet se kanë kryer veprën penale ,”Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit zyrtare”, ndërsa i dyshuari me iniciale (A.K.) pronar i kompanisë dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë mbi 35 mijë €uro, për tenderin në fjalë, pasi që i njëjti nuk i është përmbajtur kontratës dhe deri tani nuk ka bërë furnizimin me mall, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik””, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjithë me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Sot me datën 09.02.2022 në cilësinë e të dyshuarave janë intervistuar pronari i kompanisë dhe tre anëtaret e komisionit të përmendur më lartë me iniciale, në prezencën e avokateve sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistave katër të dyshuarit, me Aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme”, përfundon njoftimi i policisë.

- Advertisement -

Sinjali merr vesh se tre zyrtarët komunalë të cilët ranë në prangat e Policisë janë:

Pëllum Jashari, 1984,
Ismajl Zubaku, 1985,
Florim Demolli, 1988.

- Advertisement -

Ndërkaq, biznesmeni që u arrestuar gjatë operacionit të Prokurorisë në Gjilan, është:

Avdi Koca, 1993.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit