9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Këto janë argumente që i di mirë edhe Blerta Deliu-Kodra”/ Analisti e quan të pamatur deklaratën e deputetes për rastin e Kumanovës

Rekomandime

Analisti Skënder Mulliqi, ka reaguar për deklaratën e deputetes nga Partia Demokratike e Kosovës Blerta Deliu-Kodra, e cila e ka quajtur “terrorist” kunatin e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se dihen rrethanat se si ka vepruar grupi i luftëtarëve të Kumanovës, që dyshohet se i kanë zënë peng, madje edhe i rrahën dhe i pushkatuan shumë prej tyre.

- Advertisement -

Ai shtoi se regjimi kriminal i Gruevskit e dënoi këtë grup, ndërsa sipas tij, forcat e UÇK-së që luftuan për liri u cilësuan me terma si terrorlstë.

“Deklarata e Blerta Deliut-Kodra tashmë është komentuar shumë nga analistët, por edhe nga të burgosurit e aksionit të Kumanovës në Maqedoninë e Veriut.

Dihen rrethanat se si veprojë grupi i luftëtarëve në aksionin e Kumanovës të cilët dyshohet se edhe u dekonspiruan duke i zënë peng forcat policore dhe ushtarake sllavo-maqedonase, të cilat jashtë çdo norme ndërkombëtare për të zënit peng të luftës i rrahën dhe i pushkatuan disa prej tyre.

- Advertisement -

Regjimi kriminal dhe antishqiptarë i Nikolla Gruevskit të ikur e dënoi këtë grup liridashës me shumë vjet heqje lirie, e disa edhe me burgim të përjetshëm. Forcat ushtarake të UÇK dhe në përgjithësi shqiptarët në luftën për liri dhe pavarësi nga këmba pushtuese serbo-sllave, por edhe nga ajo maqedonase u cilësuan më terma më bizar si terrorist, secesionist etj”, tha ai.

Tutje ka shtuar se edhe pse ky grup u quajt terroristë, për neve shqiptarëve janë patriotë, madje këtë gjë e dine edhe Kodra-Deliu, e cila në mënyrë të pamatur bënë një deklaratë të tillë.

- Advertisement -

“Edhe Grupi i burgosur dhe të vrarët e Kumanovës u quajtën terroristë, e në fakt për neve shqiptarët ata janë patriotë të cilët luftuan për të drejtat e nëpërkëmbura të shqiptarëve në këtë republikë. Maqedonasit të pa identitet shpesh rrahën dhe vranë shqiptarë të pafajshëm.

Ata ende nuk i kanë fituar të drejtat e tyre legjitime si popull shtet-formues që janë. Të gjitha këto janë argumente të cilat i di mirë edhe zonja Blerta Deliu- Kodra, kur në mënyrë të pamatur dha një deklarim lidhur me komandant Malishevën, kunatin e ministres, Albulena Haxhiu, gjoja se ai është cilësuar si terrorist, apo që është cilësuar si terrorist nga armiqtë tanë”, potencoi Mulliqi.

Më tej ka theksuar se Deliu ka mundur të gjejë argumente tjera kundër Haxhiut, por kurrsesi një deklaratë të tillë.

Sipas tij, Deliu ka rënë në grackë të dikujt tjetër, se që e ka menduar vetë këtë deklaratë.

“Nëse regjimi kriminal i Gruevskit e ka cilësuar ata grup terrorist, Blerta ku nga familja e saj kanë rënë shumë martirë dhe dëshmorë të kombit nuk ka guxuar në asnjë mënyrë të përdorë një fjalor të tillë të nxjerrë nga çfarëdo kontesti qoftë ai. Zonja Deliu edhe mund të këtë deklaruar në mënyrë euforike për të gjetur ndonjë argument kundër zonjës Haxhiu, por jo të kësaj natyre, edhe pse ajo në një farë mënyre ka shfaqur pendesë lidhur me deklarimin para kuvendarëve.

Deputetja e PDK-së duket se më shumë ka rënë në ndonjë grackë të dikujt tjetër, se sa e ka menduar në gjë të tillë, ashtu më dukët mua. Që shumë kohë, por edhe tani kuvendarët tanë po merren me tema për të cilat nuk e kanë marrë besimin e votuesit”, theksoi ai.

Tutje deklaroi se kjo praktikë duhet të ndërpritet, sepse duhet të merren me tema të interesit të qytetarëve, madje edhe duke e pasur parasysh që Kosova ka shumë halle dhe probleme të cilat kërkojnë zgjidhje, pra siç është tema e bisedimeve me shtetin Serb, të cilë janë duke na kërcënuar me luftë.

“E kanë shndërruar foltoren në akuza të kundër akuza të ndërsjella, e nuk po merren me temat që janë të interesit për qytetarët dhe për Kosovën. Kjo praktikë e keqe duhet të ndërpritet se Kosova ka shumë halle dhe probleme të cilat kërkojnë zgjidhje, dhe e ka edhe temën e interesit shtetëror e nacional ku kërkohet unitet i mbarë spektrit politik, siç është tema e bisedimeve të zorshme me Serbinë, e cila po kërkon duke na kërcënuar edhe me luftë që Asociacioni me kompetenca ekzekutive të bëhet faktik në veri të vendit.

Ky duhet të jetë fokusi i deputetëve, e jo të merren me zënka të cilat kanë qëllime krejt personale. Ata janë të zgjedhurit e popullit dhe janë aty për të pruar ligje, e jo që kuvendin ta shndërrojnë në klub cirku”, ka përfunduar Skënder Mulliqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit