-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këto janë armët shkatërruese që SHBA dhe NATO po i dërgojnë në Ukrainë

Rekomandime

Që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë, shtetet perëndimore i kanë dalur në ndihmë Ukrainës dhe e kanë sanksionuar ashpër Rusinë.

- Advertisement -

Ndihmat për Ukrianën kanë qenë të ndryshme, prej atyre humanitare e deri tek armatimi, shkruan lajmi.net.

Më herët ish-zyrtari i qeverisë amerikane, Jim Sciutto, tregoi se SHBA dhe NATO po dërgojnë sisteme raketash në Ukrainë.

Disa prej këtyre sistemeve janë sistemet SA-8 Gecko, i cili është vendosur për herë të parë në përdorim në mesin e viteve 1970. Ky sistem ishte një sistem plotësisht i lëvizshëm i montuar në një automjet të ri amfib me gjashtë rrota. Çdo automjet mbante katër raketa radar gjysmëaktive të lëshuara nga bombola, me një rreze prej rreth 7.5 milje (12km), plus pajisje udhëzuese dhe gjurmuese në një frëngji rrotulluese.

- Advertisement -

Pastaj janë sistemet të njohur si SA-10 e cila është më e zakonshme nga raketat S-300. Ky sistem është i optimizuar për t’u përdorur kundër avionëve të tipit luftarak, me një distancë prej afro 50 milje (80km) dhe shpejtësi maksimale që i afrohet 6 Mach.

Një tjetër sistem është ai i njohur si SA-14 i cili është një sistem raketor i mbrojtjes ajrore i lëvizshëm nga njeriu. Raketa bazohej kryesisht në Strela 2 të mëparshëm, dhe kështu zhvillimi vazhdoi me shpejtësi. Arma e re u pranua në shërbim në Ushtrinë Sovjetike në janar 1974.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit